Përmbyllet Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT

16/07/2021

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, ka vazhduar aktivitetin e saj në kuadër të “Global UBT Fest 2021”, me ligjërata e gara interesante në fushën e inxhinierisë kompjuterike.

 

Asistenti Arbër Kadriu ka vazhduar me leksionet dhe ushtrimet për ueb programim, duke shtjelluar gjuhët programuese, si dhe mënyrat më të thjeshta dhe komplekse për të programuar.

 

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT futet nën ombrellën e festivalit ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2021”, në mesin e shumë aktiviteteve që ky festival ka sjellë për të rinjtë kosovarë dhe mbarë rajonit dhe Evropës.