Përmbyll aktivitetin Akademia Ndërkombëtare Verore e Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore – pjesëmarrësit vizitojnë qytetin e Prizrenit

12/07/2021

Ditën e pestë dhe të fundit të saj, Akademia Ndërkombëtare Verore e Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore e ka përmbyllur me një vizitë tjetër, në qytetin e historisë, në qytetin e Prizrenit.

 

Në kuadër të festivalit ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2021”, Akademia Ndërkombëtare Verore e Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore vizitën në qytetin e Prizrenit e ka filluar me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit për të vazhduar më pas me vizitë tek monumentet e tjera që gjenden në këtë qytet.

 

Radhës së vizitave në Prizren iu shtua edhe një tjetër bukuri historike, e që është Kalaja e Prizrenit, nga ku pjesëmarrësit panë për së afërmi shumë elemente historike të lashta, të cilat i mbijetuan historisë ndër vite.

 

Përmbylljen e vizitës në Prizren dhe gjithë Akademisë Ndërkombëtare Verore të Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore e ka karakterizuar vizita në Shatërvan, nga ku edhe përfundoi radha e vizitave me karakter turistik dhe kulturor, e që për qëllim kishin shkëmbimin e njohurive dhe përvojave rreth sfidave me të cilat po përballet sektori i turizmit dhe hotelierisë gjatë pandemisë.