Përgatitu profesionalisht për industrinë muzikore duke transferuar studimet në UBT

02/02/2022

Një prej fushave të studimit e cila ka nxjerrë muzikologë të rinj e të talentuar, kuadro profesionale për industrinë muzikore është programi Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT.

 

Me përzgjedhjen tuaj për të bërë transferimin e studimeve në këtë program, ju i jepni vetës mundësinë unike që të punoni afër profesionistëve më të mirë që ka industria e muzikës në vendin tonë dhe më gjerë, duke bërë kështu që rrugëtimi juaj profesional të jetë i ndërtuar mbi themele të forta për sa i përket fushës së muzikës në përgjithësi.

 

Studentët e programit Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhim në UBT, falë talentit të tyre dhe përkushtimit në studimet profesionale, si dhe mundësive që iu ka ofruar UBT, kanë qenë pjesëmarrës të shumë festivaleve të muzikës moderne, duke treguar edhe njëherë përkushtimin e institucionit për suksesin e studentëve dhe nxjerrjen e talentëve të rinj në këtë fushë studimi.

 

Fakulteti Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, posedon infrastrukturën adekuate për natyrën e fushës së studimit, duke përfshirë këtu teknologjinë më të sofistikuar të kohës, literaturën më bashkëkohore, si dhe stafin akademik profesional të dëshmuar në fushën pedagogjike.

 

Transfero studimet në UBT, bëhu ndryshimi për të cilin ka nevojë Kosova!