Përfundon suksesshëm gjysmëvjetori i parë në shkollat e mesme të UBT-së, rektori Hajrizi uron nxënësit dhe mësimdhënësit për përkushtimin dhe angazhimin e tyre

30/12/2022

Nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë dhe Gjimnazit UBT, kanë përfunduar suksesshëm gjysmëvjetorin e parë, me ç’rast rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe drejtoresha e shkollave të mesme në UBT, Hajrije Devetaku, kanë përgëzuar nxënësit për arritjet e tyre dhe përkushtimin për të realizuar në përpikëri qëllimet edukativo-arsimore.

Rektori Hajrizi ka uruar nxënësit për suksesin e tyre, duke iu dëshiruar mbarësi dhe shëndet në gjysmëvjetorin e dytë dhe duke iu garantuar mbështetje të plotë në aspektin e realizimin të një procesi arsimor sa më cilësor dhe produktiv.

“Përfundimi i suksesshëm i gjysmëvjetorit të parë të këtij viti shkollor, tregon dhe është dëshmi e përkushtimit të secilit prej juve dhe mësimdhënësve për të realizuar në përpikëri procesin arsimor. Angazhimi jonë është i lartë në drejtim të krijimit të një ekosistemi inovativ e shkencor, ku do të mund të zhvillonit njohuritë dhe të ndërtoni karrierën tuaj”, ka thënë rektori Hajrizi.