Përfundon punimet Akademia Verore e Stomatologjisë në UBT

21/07/2023

Këtë vit Akademia Verore e Fakultetit Stomatologji, me titull: “United for better dentistry”, si aktivitet i Global UBT Fest 2023, u zhvillua me një maratonë të ligjëratave nga ekspertët shëndetësorë ndërkombëtarë e vendorë.

Hapjen e Akademisë e bëri Drejtori Akademik i Fakultetit të Stomatologjisë, Prof. Ass. Dr. Dugagjin Sokoli, ndërsa udhëheqjen e saj e bën, Prof. Dr. Genc Demjaha, Dr. Vullnet Fazliu, si dhe studentet: Yllka Rugova dhe Delvina Panxhaj.

Në ditën e parë u realizuan prezantimet nga 15 folës vendorë e ndërkombëtarë, ku u shtjelluan tema specifike nga fushat e caktuara të stomatologjisë po njëkohësisht ka patur edhe prezantime nga industria e stomatologjisë gjegjësisht për produktet profilaktike nga Durr Dental, Gjermani.

Në ditën e dytë e cila u mbajt në mënyrë virtuale, u bën prezantime nga Prof. Dr. Fadil Citaku, për Inteligjencën Artificiale, si dhe nga kirurgu oral, Dr. Mohamed Nassradine nga Austria, mbi teknologjinë më të fundit softuerike në implantologjinë dentare.

Risi e Akademisë Verore të Stomatologjisë ishin studentët të cilët në bashkëpunim me stafin akademik kanë bërë prezantimet e shkëlqyera dhe janë motivuar që të vazhdojnë edhe me kërkime shkencore krahas studimeve.

Ndër t ë tjera, edhe studenti Arbër Bajgora, i cili n ën mbikëqyrjen e Dr. Sci. Jeta Kiseri – Kubati, solli nj ë temë shumë interesante nga lëmia e Ortodoncisë, ku edhe përfaqësoi në mënyrë dinjitoze studentët e Stomatologjisë.

Akademinë Verore të Stomatologjisë e mbështetën: LAKALUT, Bora Dental, Ambrose Dental Institute, Trosha, Olive Bakery dhe Herba Life.