Përfundoi pjesa e parë e Programit Përgatitor të Maturës

11/06/2019

Qindra maturantë gjatë ditës së sotme e kanë përmbyllur pjesën e parë të Programit Përgatitor të Maturës në regjionin e Prishtinës, me ç’rast për disa javë kanë ndjekur intensivisht dhe me interesim të lartë ligjëratat përgatitore.

 

Pjesa e parë e programit është mbajtur për lëndët, “Gjuhë shqipe”, “Gjuhë angleze” dhe “Matematikë”, të cilat janë edhe lëndët me të cilat do të përballen maturantët në pjesën e parë të testit të Maturës.

 

Programi Përgatitor është organizuar nga Qendra e Karrierës në UBT, ndërkaq me pjesën e dytë do të vazhdohet menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë të testit, që do të mbahet gjatë ditës së nesërme.