Përfito nga mundësia për të studiuar në programin unik të Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT

13/09/2021

Nevoja që një program studimi të ketë ndërlidhjen e parimeve shkencore me aplikimin e tyre në teknologjinë e prodhimit të produkteve bujqësore, mirëmbajtjen, përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së prodhimit dhe mjedisit, ka bërë që UBT të zhvillojë programin Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit.

 

Ky program, përveç këtij gërshetimi unik, studentëve u mundëson marrjen e njohurive dhe praktikave më të mira të agrikulturës, përmes një kurrikule moderne dhe laboratorëve special që mundësojnë zhvillimin e veprimtarisë së kësaj fushe.

 

Studentët nga ky program përgatiten si specialistë të agrikulturës dhe mjedisit, të cilët në të ardhmen do të kenë rol kyç dhe deçiziv në zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik të vendit dhe rajonit.

 

Bujqësia është një nga veprimtaritë ekonomike bazë të një vendi, ndaj edhe studimi, hulumtimi, si dhe të qenit profesionistë i kësaj fushe është mëse e nevojshme në këtë kohë.