Përfito diplomë kosovare dhe sllovene duke studiuar në UBT dhe ESLG

17/09/2020
ESLG, tashmë pjesë e UBT-së, shpall konkursin e rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e studentëve të rinj, për vitin akademik 2020/21, në programin master për Menaxhim të Patundshmërive dhe Infrastrukturë, program ky i akredituar nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës dhe të licencuara nga MASHT.
Programi i Menaxhimit të Patundshmërive dhe Infrastrukturës, mundëson kualifikim dhe përgatitje të lartë akademike për karrierë profesionale në fushën e pasurive të paluajtshme.
Programi është i strukturuar në mënyrë të përsosur, saqë aftëson studentët në menaxhimin e pronave apo edhe shitjen e tyre, ndihmon profesionalisht ata në projektimin dhe dizajnimin e ndërtesave efiçiente, etj.
Kosova ka nevojë për profesionistë të diplomuar në fushën e patundshmërive, sektor domethënës për ekonominë e vendit, prandaj, zhvilloni karrierën tuaj dhe përfito njohuri nga profesorë vendor dhe ndërkombëtarë dhe merr diplomë të dyfishtë nga ESLG dhe institucioni prestigjioz slloven “New University”.