Përfaqësuesit e UBT-së vizituan Institutin Politeknik i Viana do Castelo (IPVC)

24/07/2018

Një delegacion i UBT-së, i udhëhequr nga rektori i këtij institucioni, prof dr Edmond Hajrizi, kanë vizituar IPVC- Institutin Politeknik i Viana do Castelo të Portugalisë.

Delegacioni i UBT-së u mirëprit nga presidenti e IPVC- Instituti Politeknik i Viana do Castelo, në Portugali.

Gjatë këtyre ditëve, krahas anës akademike, pjesëmarrësit, ndër tjerash u informuan edhe me mundësitë që ofron ky institut, si dhe me mundësitë që ofrohen në kuadër të programit Erasmus+, teksa vizituan edhe objektin e institutit.

Gjatë kësaj kohe, përfaqësuesit kanë takuar edhe studentët e UBT-së, të cilët janë përfitues të bursës për vazhdimin e studimeve në Portugali, me ç’rast ata i njoftuan profesorët me sukseset dhe mënyrën e të mësuarit.

Falë bashkëpunimit të UBT-së me shumë institucione ndërkombëtare, dhjetëra studentë kanë përfituar bursa për vazhdimin e studimeve në Portugali.