Përfaqësuesit e UBT-së mbajtën ligjëratë në Universitetin NOVA de Lisboa – takuan bordin ekzekutiv të Fakultetit të Ndërtimit në Portugali

bool(false) 27/05/2022

Drejtori për Çështje Akademike në UBT, prof. dr. Muhamet Ahmeti, i shoqëruar nga prodekani i Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, prof. dr. Visar Krelani, në kuadër të mobiliteteve me programin Erasmus+, gjatë qëndrimit për vizitë në Fakutetin e Ndërtimit në Universitetin NOVA de Lisboa, në Portugali, janë takuar me bordin ekzekutiv udhëheqës në krye me dekanin prof. dr. Corneliu Cismasiu dhe prof. dr. Antonio Pinho Ramos.

 

Gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e UBT-së, mbajtën një ligjeratë dhe diskutuan mbi çështjen e bashkëpunimit të mëtutjeshëm për udhëheqje të përbashkët të temave të masterit, bashkëpunimin ndërmjet fakulteteve për tema të mundshme të PhD, për diploma të dyfishta, si dhe për planifikimin e përbashkët për “Erasmus Capacity Building”.

 

Në ligjëratën e mbajtur në këtë universitet, prodekani i Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, prof. dr. Visar Krelani, prezantoi arritjet e UBT-së dhe të Kosovës në sferën e arsimit dhe edukimit, teksa së bashku me të pranishmit diskutuan rreth temës inovative: “Self-Healing Capacity of Concrete”, e cila nxiti interesimin e pjesëmarrësve, ku u prezentuan në mënyrë të detajuar eksperimentet që janë realizuar në vende të ndryshme si në Itali dhe Brazil.

 

Prezent gjatë kësaj vizite ishte edhe koordinatori i nivelit të Doktoraturës për Fakultetin e Ndërtimit profesori Rodrigo Goncalves, i cili ofroi të gjitha mundësitë që ka ky fakultet në Universitetin NOVA de Lisboa, në Portugali, për shfrytëzim nga studentët dhe stafi i UBT-së, kështu për të rritur dhe ruajtur bashkëpunimin në të ardhmen.