Përfaqësuesit e Kosovës në arkitekturë Venice Biennale 2023 ndanë përvojën e tyre në fushën e artit dhe të kulturës me studentët e UBT-së

13/12/2023

Në UBT u organizua një ngjarje me disa nga figurat më shquara të kulturës, arkitekturës dhe trashëgimisë kulturore: Poliksen Qorri – Dragaj, Hamdi Qorri, Dafina Morina dhe Engjëll Berisha.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të lëndëve: “Projekt Individual”, “Instalacion dhe Skulpturë”, me bartës profesor Burim Berisha, nga Fakulteti Art dhe Media Digjitale, dhe kishte për qëllim ndarjen e përvojave dhe njohurive me studentët e këtij drejtimi.

Përfaqësuesit e Kosovës në arkitekturë Venice Biennale 2023: Poliksen Qorri – Dragaj, Hamdi Qorri, Dafina Morina dhe Engjëll Berisha ndanë përvojën e tyre në fushën e artit dhe të kulturës, si dhe njohuritë rreth zhvillimit të qyteteve, planifikimit urban, ruajtjes së restaurimit të trashëgimisë kulturore dhe organizimit të ngjarjeve kulturore dhe promovimit të artit.

Kjo ishte një platformë e shkëlqyer për studentët e kësaj fushe, për të dëgjuar dhe mësuar nga përvoja shumëvjeçare e artistëve dhe profesionistëve, si dhe për të bashkëbiseduar me ta në lidhje me sfidat dhe zhvillimet në fushën e artit dhe arkitekturës.