Përfaqësues të UBT-së zhvilluan një sesion informimi për maturantët e Gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë

02/05/2023

Përfaqësues të UBT-së dhe Qendrës së Karrierës kanë zhvilluar një sesion informimi për maturantët e Gjimnazit “Skënderbeu” në Komunën e Preshevës, për programet, kurrikulat, infrastrukturën dhe mundësitë e shumta për studime në UBT.

Gjatë këtij sesioni, përfaqësuesit e UBT-së diskutuan me maturantët rreth mundësive të karrierës në fusha të ndryshme, duke përfshirë teknologjinë, biznesin, financat, inxhinierinë, si dhe rreth programeve të ndryshme që ofrohen në UBT.

Ky sesion ishte një demonstrim i vërtetë i angazhimit të UBT-së për të ndihmuar të rinjtë e Preshevës të ndjekin rrugën drejt suksesit dhe të realizojnë qëllimet e tyre akademike dhe profesionale.