Përfaqësues të UBT-së vizituan Ambasadën e Kosovës në Portugali

20/05/2022

Drejtori për Çështje Akademike në UBT, prof. dr. Muhamet Ahmeti, i shoqëruar nga prodekani i Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, Visar Krelani, kanë qëndruar për vizitë në Ambasadën e Kosovës në Portugali, ku janë mirëpritur nga ambasadori i Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu.

 

Në këtë vizitë, drejtori Ahmeti dhe prodekani Krelani, diskutuan për çështje të ndryshme me ambasadorin Kryeziu, që kanë të bëjnë me arsimin e lartë, specifikisht për fakultetin e ndërtimtarisë, si dhe për programe të tjera që ofron UBT.

 

Ndër të tjera në këtë takim u diskutua edhe për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor mes UBT-së dhe universiteteve në Portugali, me theks të veçantë në fushën e inxhinierisë ndërtimore.

 

UBT, me në krye rektorin, prof. dr. Edmond Hajrizi, vazhdimisht ka pasur një qasje proaktive me Ambasadën e Kosovës në Portugali, duke lidhur kështu përmes arsimit, shkencës dhe teknologjisë, Kosovën me Portugalinë.