Përfaqësues të UBT-së prezantuan programet e studimit dhe mundësitë që ofron UBT për studentët, në Panairin e Edukimit në Prishtinë

06/05/2022

UBT ishte pjesëmarrës në edicionin e 14-të të Panairit të Edukimit, i cili është mbajtur më 5 dhe 6 maj në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

 

Përfaqësuesit e UBT-së, kanë informuar qindra studentë lidhur me mundësitë që institucioni i ofron për studimet bachelor dhe master, teksa kanë biseduar me ta edhe për orientimin në karrierë dhe avancimin profesional.

 

Në këtë panair mes tjerash janë prezantuar dhe promovuar mundësitë e arsimimit dhe aftësimit profesional që UBT i ofron për studentët, përmes bursave dhe programeve të ndryshme të studimit, duke qenë kështu oferta më e mirë për studimet akademike dhe për një karrierë profesionale.

 

Panairi i Edukimit, veç tjerash, iu mundëson të rinjve të takohen me personat përgjegjës të institucioneve dhe iu krijon mundësi për përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata duan të studiojnë.