Përfaqësues të UBT-së morën pjesë në Seminarin e Kontaktit me Institucionet Holandeze të Arsimit të Lartë

29/06/2023

Përfaqësues të Zyrës Ndërkombëtare në UBT, Lirigzona Morina dhe Elinda Krasniqi së bashku me prodekanen e Fakultetit Shkenca Politike, Hajdi Xhixha, morën pjesë në Seminarin e Kontaktit me Institucionet Holandeze të Arsimit të Lartë, i organizuar së bashku me Agjencinë Kombëtare Erasmus+ të Holandës dhe Zyrat Erasmus+ të Ballkanit Perëndimor.

Ky seminar i mbajtur në Tiranë krijoi mundësi të reja bashkëpunimi mes institucioneve të arsimit të lartë të Kosovës dhe atyre holandeze.

Seminari ofroi një mundësi të vlefshme për të diskutuar sfidat, mundësitë dhe përvojat në fushën e arsimit të lartë dhe për të gjetur mënyra konkrete për të forcuar lidhjet e arsimit të lartë midis dy vendeve.