Përfaqësues të UBT-së morën pjesë në Panairin e Edukimit dhe të Karrierës në Shkollën e Mesme Profesionale “Zenel Hajdini” në Ferizaj

25/10/2023

Përfaqësues të UBT-së, dega në Ferizaj, morën pjesë në Panairin e Edukimit dhe të Karrierës e organizuar nga Shkolla e Mesme Profesionale “Zenel Hajdini” në Ferizaj, me ç’rast prezantuan programet e studimit, kurrikulat e programeve dhe të arriturat e UBT-së në përgjithësi.

Përfaqësuesit e UBT-së kanë shpjeguar detajisht dhe me entuziazëm për kurrikulat e programeve të ndryshme dhe për teknologjitë dhe inovacionet që ofron UBT-ja.

Në këtë panair, përveç nxënësve të kësaj shkolle morën pjesë edhe drejtoria e Arsimit në Ferizaj, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, Qendra e Aftësimit Profesional, biznese të ndryshme vendore dhe mediat lokale.