Përfaqësues të UBT-së morën pjesë në Konferencën IWSSIP – zhvilluan prezantime në një sesion të veçantë

07/06/2022

Përfaqësues të UBT-së, të prirë nga rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ishin pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare IWSSIP, që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

 

Blerton Abazi, Xhafer Krasniqi, Behar Haxhismajli dhe Blerina Rrmoku, prezantuan punime të ndryshme, në sesione të veçanta që ndërlidheshin kryesisht me sigurinë kibernetike dhe networkun.

 

Në një sesion special, për Small Scale Smart Sustainable Systems, kategori ku UBT është e pozicionuar në nivele të larta në rangimet ndërkombëtare, rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi ka folur rreth ekosistemit të UBT-së, të ndërtuar rreth një sistemi që ka të bëj me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, të bazuara në shkencë, teknologji dhe inovacion.

 

Në këtë sesion, u prezantuan tema të ndryshme nga profesorë të UBT-së, rreth zgjerimin e të dhënave në përpunimin e imazhit, analizën e imazhit të nivelit të ujit duke përdorur senzorin në distancë, si dhe për vendosjen e rrjetit 5G në UBT, veçoritë, aftësitë dhe sfidat që ka kjo teknologji e re.