Përfaqësues të Qendrës së Karrierës në UBT, mbajtën sesion informimi për maturantët e qytetit të Skënderajt

18/05/2022

Qendra e Karrierës në UBT ka vazhduar vizitat nëpër shkolla të mesme, ku kësaj radhe ka qëndruar në qytetin e Skenderajt, në kuadër të sesioneve informuese për orientimin në karrierë.

 

Drejtori i Qendrës së Karrierës në UBT, Halil Bashota, ka njoftuar maturantët e këtij qyteti për mundësitë që ofrohen në Kosovë për të zhvilluar kreativitetin dhe qëllimet në karrierën e tyre, teksa në të njëjtën kohë ai ka dhënë udhëzime për zhvillimin e një karriere sa më profesionale.

 

Përpara maturantëve në Skënderaj, ai shpalosi të arriturat e UBT-së, mundësitë që ofron ky institucion i lartë arsimor në Kosovë, si dhe programet e ndryshme të cilat janë të përshtatura me standardet më të mira evropiane.

 

Në këtë vizitë, përfaqësues të Qendrës së Karrierës në UBT, prezantuan edhe Programin Përgatitor të Maturës 2022, i cili organizohet çdo vit nga UBT, e që iu mundëson maturantëve përgatitjen profesionale për njërin nga testimet më të rëndësishme të rrugëtimit të tyre akademik në këtë fazë – testin e maturës shtetërore.