Për nder të 20-vjetorit të themelimit të UBT-së, Fakulteti i Dizajnit mbajti ekspozitë në Parkun Shkencor Inovativ

24/12/2021

Në vigjilje të aktiviteteve për shënimin e 20-vjetorit të themelimit të UBT-së, njërit prej institucioneve lider në arsimin e lartë në vend, Fakulteti Dizajn i Integruar në UBT ka mbajtur një ekspozitë, në të cilën është shfaqur puna e studentëve të këtij programi.

 

Studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT shfaqën talentin e tyre dhe njohuritë e fituara përgjatë ligjëratave dhe ushtrimeve nga profesorët e Dizajnit të Integruar, të cilët janë më të mirët në fushën e dizajnit.

 

Ekspozita është prezantuar dhe mbajtur në Qendrën Moderne të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit – UBT Smart City Center, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan.