Partneriteti i UBT-së me institucione të shquara akademike botërore, mundësi për zhvillim akademik e profesional për studentët

31/07/2019

UBT është institucioni që Kosovës i ka dhënë gjenerata të tëra të përgatitura përmes praktikave më të mira ndërkombëtare, por edhe ua ka ofruar studentëve mundësinë e vijimit të studimeve në dhjetëra universitete partnere.

 

I gjithë ky investim intelektual është bërë me qëllim që studentët të marrin të gjitha njohuritë e nevojshme, t’i përshtatin ato për nevojat e vendit tonë dhe të kthehen për të dhënë kontributin e tyre në Kosovë.

 

UBT ka bashkëpunim me 450 universitete prestigjioze nga e mbarë bota dhe bashkëpunimi është përqendruar në shkëmbimin e studentëve dhe stafit, për ofrim të kontributit në hulumtim, shkencë, inovacion, si dhe për krijim të programeve të përbashkëta.

Të gjitha këto mundësi i kanë shndërruar studentët tanë në liderë e inovatorë, që e kanë dhënë gjithë potencialin e tyre për sjelljen e praktikave më të mira botërore në Kosovë.

 

Deri më sot, qindra studentë të UBT-së, të të gjitha fakulteteve, kanë përfituar mundësinë për të vazhduar studimet jashtë vendit, në shtete të ndryshme të botës, përfshirë vendet si SHBA, Anglia, Italia, Portugalia, Gjermania, Zvicra, Austria, Polonia, Kroacia, dhe shume shtete tjera.

 

Come to UBT, Go International!