OeAD hap thirrjen për aplikim për bursat e teknologjisë në University of Klagenfurt

26/05/2021

Studentët kosovarë të cilët kanë përfunduar nivelin bachelor të studimeve në njërën prej fushave të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (ICT), tani kanë një mundësi të artë për të përfituar bursë studimi në University of Klagenfurt.

 

Austrian Agency for International Cooperation in Education and Research (OeAD) ka hapur thirrjen për aplikim për bursat e teknologjisë në University of Klagenfurt, për të rinjtë nga Kosova, duke synuar rritjen e numrit të profesionistëve të kualifikuar në ICT, rritjen e diversitetit në Federal State of Carinthia dhe University of Klagenfurt, rritjen e numrit të studentëve ndërkombëtarë në University of Klagenfurt, si dhe promovimin e përpjekjeve të ndërkombëtarizimit të këtij universiteti.

 

Bursistëve u mundësohet financimi i vitit të dytë të programit master me një praktikë të paguar, e cila është pjesë e kurrikulës. Të drejtë aplikimi për bursat e teknologjisë janë studentët të cilët janë të interesuar për të ndjekur një nga programet:

  • Master in Mathematics;
  • Master in Game Studies and Engineering;
  • Master in Informatics;
  • Master in Information Management;
  • Master in Information and Communications Engineering (ICE);
  • Branch of Study Autonomous Systems and Robotics;
  • Branch of study Networks and Communications;
  • Branch of Study Business Engineering;

 

Ndërkaq, sot, duke filluar nga ora 15:00, do të mbahet një session online me informacione më të detajuara rreth programit të bursave, si dhe për procedurën e aplikimit, në linkun: Apliko