Oda e Stomatologëve mundëson marrje të pikëve për pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së për Stomatologji

24/10/2019

Oda e Stomatologëve të Kosovës ka pranuar Konferencën Ndërkombëtare të UBT-së për Stomatologji, dhe për rrjedhojë, të gjithë personat që do të marrin pjesë në këtë konferencë do të kenë mundësi të fitojnë pikë (kreditë), që do i shfrytëzojnë për ngritje akademike.

 

Njoftohen të gjithë të interesuarit, duke përfshirë stomatologët dhe studentët e Stomatologjisë, se me pjesëmarrjen në këtë konferencë poentimi do të jetë si vijon:

Pjesëmarrja aktive – 15 pikë

Pjesëmarrja pasive – 10 pikë.

 

Po ashtu, gjatë konferencës do të mbahet edhe trajnimi “Aesthetic Restorations with the New Composite System-Componeer” (Restaurimi estetik me sistemin e ri të kompositeve),  nga prof. dr. Sonja Apostoloska, Fakulteti i Stomatologjisë, në Shkup. Gjithashtu, do të ketë prezantime nga lëmi të ndryshme të Stomatologjisë.

 

Pagesa për pjesëmarrje në konference do të jetë 20 euro.

Pagesa për pjesëmarrje në trajnim do të jetë 50 euro.