Oda e Stomatologëve ka akredituar Konferencën Ndërkombëtare të UBT-së për Stomatologji, pjesëmarrësit kanë mundësi që të marrin pikë (kredi)

27/10/2020

Oda e Stomatologëve të Kosovës ka akredituar Konferencën Ndërkombëtare të UBT-së për Stomatologji, ku me këtë rast, të gjithë personat që do të marrin pjesë në këtë konferencë do të kenë mundësi të fitojnë pikë (kreditë), që do t’i shfrytëzojnë për ngritje akademike.

 

Njoftohen të gjithë të interesuarit, duke përfshirë stomatologët dhe studentët e Stomatologjisë, se me pjesëmarrjen në këtë konferencë poentimi do të jetë si vijon:

 

  • Pjesëmarrja aktive – 15 pikë akredituese
  • Pjesëmarrja pasive – 10 pikë akredituese

 

Pagesa për pjesëmarrje në konferencë është 30 euro dhe pagesa duhet të realizohet deri më datë 31.10.2020, dhe është e rëndësishme që në përshkrim të pagesës të shënohet: “Konferenca Stomatologji”.

 

Pagesën mund ta realizoni përmes këtyre llogarive bankare:

 

  • BPB: 1300001500005275;
  • TEB: 20-11-00000-39279-58;
  • BKT: 1902371194031191.

 

Pjesëmarrësve të cilët realizojnë pagesën, çasja në konferencë ju krijohet pas dërgimit të konfirmimit të realizimit të pagesës në e-mail: [email protected]