Oda e Farmacistëve akrediton Konferencën Ndërkombëtare të Farmacisë, mundëson marrje të pikëve për pjesëmarrësit

20/10/2022

UBT më 29 dhe 30 tetor 2022 do të organizojë Konferencën Ndërkombëtare Farmaceutike “International Conference on Pharmaceutical and Natural Sciences IC-PNS 2022”, e cila është akredituar nga Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional në Odën e Farmacistëve të Kosovës.

Njoftohen të gjithë të interesuarit, se me pjesëmarrjen në këtë konferencë poentimi do të jetë si vijon:

  • 12 pikë për pjesëmarrësit pasiv;
  • 15 pikë për pjesëmarrësit aktiv;
  • 17 pikë për ligjëruesit e ftuar.

Pagesa për pjesëmarrje në konferencë është 25 euro dhe duhet të dërgohet në e-mailin e konferencës: [email protected] deri më datën 28.10.2022 në ora 12:00, dhe është e rëndësishme që në përshkrim të pagesës të shënohet: Konferenca për Farmaci, si dhe emri e mbiemri i pjesëmarrësit.

Pagesën mund ta realizoni përmes kësaj llogarie bankare:

Name of the account holder (emri përfituesit):

UBT SHPK KOLEGJI NDERKOMBETAR PER BIZNES (KNBT UBT SHPK)

Full account number (including bank codes) (Numri i plotë dhe kodi i llogarisë) / IBAN:

XK05-2011-0000-0392-7958

Account number (Numri llogarisë):

20-11-0000039279-58

Name of Bank (emri i Bankës): TEB Bank

Address of branch (Adresa e degës):

Agim Ramadani, Nr. 15, 10000 Prishtinë

BIC / SWIFT: TEBKXKPR

Pjesëmarrësve të cilët realizojnë pagesën, qasja në konferencë ju krijohet pas dërgimit të konfirmimit të realizimit të pagesës në e-mailin: [email protected].

Për më shumë detaje rreth konferencës, klikoni në https://conferences.ubt-uni.net.