Nxënësit e Shkollës së Mesme të Muzikës “Prenk Jakova”, vizituan Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së

13/05/2022

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, kanë qëndruar për vizitë nxënësit e Shkollës së Mesme të Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, me ç’rast u njoftuan me stafin akademik si dhe me mundësitë që i ofron UBT për studimet akademike.

 

Profesorët e Fakultetit Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, i njoftuan nxënësit e Shkollës së Mesme të Muzikës “Prenk Jakova” rreth programit, kurrikulës, si dhe infrastrukturës moderne që ofron UBT.

 

Ata gjithashtu patën mundësi të shohin nga afër edhe ambientet në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, njashtu edhe studiot e Fakultetit Muzikë Moderne, Prodhimin Digjital dhe Menaxhimi, të cilat janë të pajisura me të gjitha instrumentet e nevojshme të cilat përdoren nga studentët e UBT-së.

 

Vizitat e tilla janë në dobi të nxënësve për t’i parë nga afër të arriturat e UBT-së, kushtet dhe mundësitë që ofron UBT, si dhe të informohen mbi cilësinë e arsimit që ofron ky institucion i arsimit të lartë, të cilat nevojiten për të korrur suksese dhe për të zhvilluar tutje profesionin.