Nxënësit e shkollës IAAP “Fehmi Lladrovci” vizituan UBT-në

29/03/2024

Nxënësit nga shkolla “Fehmi Lladrovci”, në Drenas, të shoqëruar nga profesorët, kanë vizituar Kampusin Inovativ të UBT-së, me ç’rast kanë parë ambientet ku punojnë dhe zhvillojnë projektet e tyre studentët e UBT-së.

Ata u pritën nga Dekani i Fakultetit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologji, Fidan Feka dhe profesorët të cilët i këshilluan nxënësit që t’i kushtojnë më shumë rëndësi angazhimeve në shkollë dhe më pak gjërave që ata nuk i ndërtojnë profesionalisht.

Nxënësit patën rastin të shohin mënyrën e funksionimit të laboratorëve të sofistikuar të këtij fakulteti ku po kryhen të gjitha detyrat praktike të studentëve mbi konceptin e krijimit të ushqimeve të shëndetshme, por edhe të ushqyerit shëndetshëm.

Nxënësit, shfaqen interesim për programin e Shkencave te Ushqimit me specializimet  Nutricion dhe Teknologji Ushqimore dhe kampusin Inovativ në UBT.

UBT pranon në vijimësi vizita nga shkolla të ndryshme nga e mbarë Kosova, me qëllim që nxënësit të shohin nga afër gjërat me të cilat do të përballen profesionalisht në të ardhmen.