Nxënësit dhe studentët e UBT-së u certifikuan dhe fituan mbështetje financiare për implementimin e projekteve të propozuara në konferencën ballkanike “Pristina Forum 2023”

24/05/2023

Nxënësit e Gjimnazit UBT dhe studentët e Fakultetit Psikologji në UBT morën pjesë në Konferencën Balkanike “Pristina Forum 2023”, e organizuar nga “Youth and Students for Peace – Europe” dhe “Universal Peace Federation” (UPF), me partner UBT, Universitetin e Tetovës dhe Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”.

23 nxënës dhe studentë të UBT-së u certifikuan midis të rinjve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, për trajnimin “Peace Designer”, një trajnim dymbëdhjetë javor që kanë ndjekur nga muaji tetori i vitit të kaluar në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan.

Me këtë rast, nxënësit dhe studentët e UBT-së dy projekte konkurruese, projekti i nxënësve të gjimnazit “Education and Economy Growth” dhe studentëve të psikologjisë me projektin “Health and Sex Education”

Të dyja projektet u vlerësuan dhe morën mbështetjen e parë financiare për fillimin e implementimit të projekteve.