Numër i madh i të interesuarve për ndjekjen e trajnimeve në UBT

10/02/2017

Akademia Ekzekutive për Zhvillim Profesional e UBT-së, nga java e ardhshme do të fillojë me trajnimet profesionale për teknologji informative, harduer e softuer dhe rrjeta kompjuterike, ndërkaq të gjitha këto do të zhvillohen në kuadër të programit të Cisco Networking Academy.


Si rezultat i punës së bërë nga kjo akademi, mbi 200 persona kanë aplikuar për t’i ndjekur këto trajnime, duke përfshirë studentë dhe ekspertë nga industria.

Sipas organizatorëve, qëllimi i UBT-së është që të krijojë lehtësira për studentët dhe njerëzit e tjerë, duke u mundësuar atyre trajnime shumë cilësore dhe me çmime të arsyeshme, teksa afati për aplikim do të jetë i hapur deri më 15 shkurt.

UBT është e certifikuar si Akademi Ekzekutive për Zhvillim Profesional nga Cisco Networking Academy, me seli në SHBA, dhe në këtë mënyrë, ky institucion është ofruesi më i madh i trajnimeve dhe certifikimeve në fushën e teknologjisë informative, të cilat përcillen me nivel të lartë të përgatitjes së mësimdhënësve, me salla të pajisura me kompjuterë dhe laboratorë për kryerjen e ushtrimeve praktike.