Numër i madh i të interesuarve për kursin e gjuhës gjermane – Aplikimi ende i hapur

11/03/2020

Njohja e gjuhës gjermane sot është bërë gati se e domosdoshme për punësim në pothuajse të gjitha fushat, sidomos në profilin e mjekësisë, ku edhe ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm për përvetësimin e kësaj gjuhe.

 

UBT po shërben si qendër në vete në ofrimin kursit të gjuhës gjermane, me qëllim të aftësimit të kandidatëve në zotërimin e kësaj gjuhe nga niveli fillestar, deri tek niveli më i avancuar, ku deri më tani kanë aplikuar qindra kandidatë, teksa aplikimi mbetet ende i hapur.

 

Kohëzgjatja e kursit të gjuhës gjermane: 3 muaj, kurse për studentët e UBT-së ofrohet 20% zbritje. Pas përfundimit të kursit, kandidatët do të përfitojnë certifikatë të njohur dhe ndërkombëtarisht.

 

Vendi: UBT në Prishtinë, Kampusi i UBT-së në Ferizaj, Prizren, Gjilan dhe Pejë.

Për më shumë informata: [email protected] | 038 541 400.

Apliko TANI: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfa1Y1x-KcL5RHo-i6Xaq6LVYIkCjes9m7gKAJeaVE0seNdNg/viewform