Numër i madh i të interesuarve për Garën Shtetërore “MOS” – Aplikimi ende i hapur

07/02/2019

Dhjetëra të rinj të moshës 13 deri në 22 vjet, përkatësisht nxënës të shkollave fillore, të mesme dhe studentë të universiteteve të Kosovës, kanë aplikuar në Garën Shtetërore “Microsoft Office Specialist”.

 

Këta të rinj entuziastë vendosën që të aplikojë me qëllimin për t’i demonstruar shkathtësitë dhe njohuritë e tyre në Microsoft Word, Microsoft Exel dhe PowerPoint 2013 ose 2016.

 

Pjesë e kësaj gare mund të bëhen të gjithë të interesuarit që janë të gatshëm për t’u bërë kampion në Microsoft, dhe këtë mund ta bëjnë përmes aplikimit që është i hapur deri më 17 maj, në ora 00:00.

 

Ndërkaq, në bazë të performancës që kandidatët do të tregojnë në këtë garë, të gjeturat do të mblidhen në raport që do të vlerësohet nga juria profesionale, teksa falë rezultateve të arritura fituesit e garës “MOS” në nivel vendi, do të fitojnë automatikisht të drejtën e pjesëmarrjes në Garën Botërore të “MOS”, që do të mbahet në New York, në SHBA.

 

Kandidatët që do ta përfaqësojnë Kosovën në SHBA, me kërkesë të organizatorëve domosdoshmërish duhet të jenë të regjistruar në institucione arsimore të akredituara dhe duhet të dorëzojnë dëshmi për moshën dhe statusin e nxënësit ose studentit.

 

Apliko tani në linkun: www.ubt-uni.net dhe http://kampionatimos.com/   

Për pyetje shtesë ju mund të shkruani në e-mailin: [email protected]