Njoftim:Të mërkurën, arkitektë të mirënjohur italian do të ligjërojnë për studentët e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor

21/05/2018

Të mërkurën, më 23 maj, në ora 10:00, do të organizohet ligjëratë e rëndësishme tematike më titull: “The ventilated facade in architecture between urban planning, design and technological device”, dedikuar studentëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor.

 

Ligjërata do të organizohet nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe kompanitë “ETANCO Roof and Facade System” e “ABET LAMINATI “, nga Italia.

 

Për studentët do të ligjërojnë arkitekti Davide Prando nga kompania ETANCO dhe arkitektja Federica Matinetto nga ABET LAMINATI, teksa organizimi do të bëhet në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.

 

Ligjërata do të jetë në interes të njohurive shtesë për ju studentët, pasi do të diskutohet rreth standardeve, strukturave, montimit dhe dizajnimit të fasadave .