NJOFTIM: UBT shënon Javën e Paqes me një ‘Movie Night’ – Ftohen studentët të marrin pjesë

16/09/2019

Organizata “Rondine”, me seli ne Itali, së bashku me UBT-në, organizojnë aktivitet për Javën e Paqes, që shënohet në nivel ndërkombëtar nga organizata “Alliance for Peace Building”, në Washington DC.

 

Për të shënuar Javën e Aktiviteteve të Paqes (Peace Action Week), do të organizohet një “Movie Night” me studentët e UBT-së.

Filmi që do të shfaqet dhe që do të diskutohet është “El Testigo”, një histori e faljes dhe rimëkëmbjes në Kolumbi nga sytë e fotogazetarit më të njohur të luftës nga ky shtet.

Filmi do të shfaqet më datë 17 shtator 2019, në UBT-Prishtinë, në ora 18:30, në sallën  A110.

 

Rondine është anëtare e rrjetit “Alliance for Peacebuilding”, dhe si të tillë, janë të  angazhuar për të realizuar aktivitete në vende të ndryshme të botës, teksa për aktivitetet në Kosovë është zgjedhur UBT.

Më poshtë e gjeni linkun ku Alliance for Peacebuilding flet për Javën e Paqes:

https://www.peacebuilding.live/week-of-action?fbclid=IwAR0c03t2HIMxNGly2ydItJauT-UrfW7Pp9dZ1k3Dnw26Xrdrblm-5-t6Ol0