NJOFTIM: UBT, pjesëmarrëse e konferencës dhe panairit “Java e të mësuarit gjatë gjithë jetës”

16/11/2018

Të hënën, më 19 nëntor, me fillim nga ora 10:00 deri në ora 16:00, në kuadër të Javës së të mësuarit gjatë gjithë jetës, Qendra e Karrierës në UBT do të marrë pjesë në panairin “Promovimi i mësimit gjatë gjithë jetës”, me ç’rast UBT do të informojë vizitorët lidhur me shkollat profesionale dhe trajnimet që ofrohen nga institucioni.

 

Ndërkohë, në po të njëjtën ditë, drejtori për Produkte Profesionale dhe Zhvillimore në UBT, Besnik Skenderi, do të marrë pjesë në konferencën qendrore më temë: “Mësimi gjatë gjithë jetës, një domosdoshmëri për krijimin e një shoqërie të dijes”, i cili do të flas për ndërlidhjen e aftësimit profesional, certifikimin dhe inovacionin.

 

Aktivitetet e Javës së të mësuarit gjatë gjithë jetës organizohen nga Instituti për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Shkollave të Larta Popullore Gjermane (DVV International), në bashkëpunim më Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, OJQ , etj.