UBT organizon aktivitete të shumta në nder të Javës Ndërkombëtare të Ndërmarrësisë

12/11/2018

Në mesin e qindra institucioneve nga e gjithë bota, këtë vit sikurse edhe herëve tjera, UBT do të shënojë Javën Botërore të Ndërmarrësisë (GEW), ku do të mbahen aktivitete të shumta që kanë për qëllim promovimin e ndërmarrësisë dhe inovacionit në vend.

 

Aktivitetet do të mbahen në objektin e UBT-së, në Prishtinë, si dhe do të fillojnë të martën më 13 nëntor, me fillim nga ora 16:00, ku veç tjerash, do të diskutohet për sfidat dhe barrierat e ndërmarrësve në Kosovë, si dhe do të bëhet promovimi i “Big Data” dhe “Open Data”, promovimi i Qendrës për Transferimin e Teknologjisë, promovimi i alumnit dhe rrjetëzimi i tyre me studentët e rinj, etj.

 

Pjesë e paneleve në aktiviteteve do të jenë përfaqësues nga legjislacioni i Kosovës, përfaqësues nga Qeveria e Kosovës (MNI), përfaqësues nga akademia (UBT), përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare në Kosovë (USAID ose UNICEF) dhe ndërmarrës nga vendi.

 

Aktivitetet që e shënojnë Javën Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë, konkretisht në UBT, përfshijnë: gara, vizita studimore, ligjërata, prezantime, trajnime.

 

Duke qenë pjesë e këtyre aktiviteteve, ju do të mund të ndani përvoja në temat më aktuale në vend dhe botë, për ndërrmarrësinë, mbrojtjen e pronës intelektuale, idetë inovative dhe jo vetëm.