Njoftim: UBT fton studentët të aplikojnë për Shkollën Verore “AIPES 2019”, në Çeki

07/12/2018

The Fund for American Studies (TFAS) ka nisur organizimin e Shkollës Verore “AIPES 2019”, që çdo vit mbahet në Charles University, në Pragë të Çekisë.

 

Këtë vit, shkolla synohet të fillojë prej 6-27 korrik 2019, teksa në edicionet e kaluara kanë aplikuar dhe kanë qenë përfitues të bursave për pjesëmarrje disa studentë të UBT-së.

 

AIPES është një program unik që mbledh rreth 100-110 studentë nga Amerika Veriore, Evropa, Lindja e Mesme, Afrika e Veriut dhe Azia Qendrore, për të eksploruar çështje themelore që lidhen me filozofinë politike, ekonominë politike dhe menaxhimin e konfliktit.

Shtrirja e gjerë e nacionaliteteve, feve dhe etnive të përfaqësuara në AIPES, u jep pjesëmarrësve mundësinë për të bashkëvepruar, për të mësuar dhe për të ndarë përvojat e tyre, në mënyrë që të përfitojnë zhvillim arsimor dhe profesional.

 

Aplikimi është hapur, ndërkaq afati i fudnit për studentët që u nevojitet viza nga shteti i Çekisë, afatin e fundit për aplikim e kanë më 15 mars, ndërkaq për aplikuesit e tjerë është data 1 prill.

Më shumë informata mbi programin mund të gjeni në: http://www.tfasinternational.org/?programs=aipes&details=true , kurse aplikimin online mund ta bëni: https://app.applyyourself.com/AYApplicantLogin/fl_ApplicantLogin.asp?id=tfas-int.