NJOFTIM: UBT dhe kolegji “Arbëri” organizojnë ligjëratë tematike më temë: “Luftimi i veprave penale – Korrupsioni”

10/12/2018

Të martën, më 11 dhjetor 2018, me fillim nga ora 14:00, në kuadër të Javës kundër Korrupsionit, UBT dhe kolegji “Arbëri”, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në Gjilan, do të mbajnë ligjëratë tematike më temë: “Luftimi i veprave penale – Korrupsioni”.

 

Në këtë ligjëratë do të diskutohet për korrupsionin aktiv dhe pasiv, dënimet dhe procedurat kundër korrupsionit, teksa do të ndajnë përvojat e tyre zyrtarë të lartë nga Policia e Kosovës, përfaqësues nga komuna dhe Prokuroria në Gjilan, po ashtu do të marrin pjesë kryetari i Odës Ekonomike në këtë komunë, drejtorë të shkollave të mesme, avokati i popullit, etj.

 

Ligjërata do të mbahet në ambientet e kolegjit “Arbëri”, në Gjilan, derisa studentët e gjitha fakulteteve në UBT mund të bëhen pjesë e këtij aktiviteti.