NJOFTIM: Të shtunën, UBT do të mbajë në formën online ceremoninë e gradimit të studentëve

02/09/2021

Gjeneratën e tetëmbëdhjetë të të diplomuarve që Kosovës do t’i japin një imazh edhe më të mirë, e do e ndihmojnë në procese të mëdha përmes secilit profesion, UBT po ia jep vendit të shtunën, më 4 shtator 2021, duke filluar nga ora 11:00.

 

Duke vlerësuar situatën epidemiologjike në vend me pandeminë Covid-19, njëkohësisht edhe rëndësinë e këtij evenimenti për të gjithë studentët, UBT do të organizojë këtë ceremoni në formën online, si falënderim për të gjithë ata që rrugëtimin e tyre akademik dhe ngritjen profesionale ia besuan UBT-së.

 

Mbi 1 mijë studentë do të shënojnë në kujtesën e tyre këtë ditë të veçantë të një rrugëtimi të paharrueshëm të jetës së tyre, ditë në të cilën merr kuptim i gjithë angazhimi dhe të gjitha sakrificat përgjatë studimeve në UBT.

 

Ceremonia e gradimit të studentëve do të transmetohet drejtpërdrejtë në faqet zyrtare të UBT-së, në platformat: Facebook, Instagram dhe Youtube, në televizionin “UBT”, si dhe në Radio Campus.