NJOFTIM: Me ligjërata tematike, UBT do të shënojë “Javën Japoneze”

06/11/2019

Në kuadër të ngjarjes pesëditore të kulturës japoneze “Java Japoneze”, nesër, e enjte, me fillim nga ora 16:00, në objektin e UBT-së në Prishtinë, si dhe të premten, më 8 nëntor, me fillim nga ora 11:30, në Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan, artisti japonez, Kotaro Takeda do të mbajë ligjëratë tematike për studentët e UBT-së.

 

Ligjërata do të mbahet në amfiteatër, në Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan.

 

Kjo ligjëratë organizohet për nder të 10 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, me ç’rast studentët dhe të pranishmit do të njoftohen për kulturën japoneze.