NJOFTIM: Të enjten, do të mbahet video-konferenca “Drejtësia Kushtetuese ne Kosovë- zhvillimi dhe pritshmëritë”

09/04/2020

Për nderë të 12-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të enjten, më 9 prill 2020, me fillim nga ora 17:30, UBT do të mbajë video-konferencën me temë: “Drejtësia kushtetuese në Kosovë, zhvillimi dhe pritshmëritë”.

 

Konferenca online është organizuar nga Fakulteti Juridik në UBT, mbështetur nga Media Group i UBT-së, teksa do të transmetohet drejtpërdrejtë në Televizionin “UBT”, “Radio Campus 100.7 FM”, si dhe në faqet zyrtare në platformat Facebook, Instagram dhe Youtube.

 

Nën udhëheqjen e rektorit të UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi dhe dekanes së Fakultetit Juridik, Jorida Xhafaj, paneli online do të diskutojë për zhvillimet e drejtësisë kushtetuese në Kosovë, procesin e përgatitjes së projekt-kushtetutës, miratimin dhe ndryshimin e saj, sfidat e funksionimit dhe modelet kushtetuese në rajon.

 

Pjesë e panelit do të jenë ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, gjyqtari Bekim Sadriu, profesori Xhavit Shala, si dhe këshilltari në kabinetin e kryetares së Kuvendit të Kosovës, njëherësh profesor në UBT, Artan Murati.