NJOFTIM: Studentët e Fakultetit Juridik organizojnë gjykim të simuluar

12/02/2019

Studentët e Fakultetit Juridik do të organizojnë gjykim të simuluar, që do të mbahet të mërkurën, më datë 13 shkurt 2019.

Ngjarja do të zhvillohet në objektin e UBT-së, konkretisht në sallën A110, në Prishtinë, në ora 14:00.

 

Për këtë gjykim, studentët paraprakisht janë trajnuar nga profesori i lëndës “Klinikë ligjore”, Florim Shefqeti.

Në bazë të trajnimeve që ata kanë bërë deri tash, të mërkurën studentët do të shpalosin aftësitë e tyre lidhur me disa mësimdhënie, kryesisht në procedurën civile.

 

Si rrjedhojë, ky aktivitet do të jetë tip gjykimi, siç ndodhë edhe në rastet e tjera të jetës reale, përkatësisht do të paraqiten dëshmi nga palë të ndryshme të interesit (avokati, prokurori, trupi gjykues), të cilët ndihmojnë në marrjen e një vendimi.