NJOFTIM: Sot zyrtarë të projektit Erasmus + do të mbajnë sesion informues për bursa studimore

26/11/2018

Sot, më 26 nëntor 2018, me fillim nga ora 14:00, zyrtarë nga zyra e Erasmus + në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, do mbajnë sesion informues për institucionet e arsimit të lartë, me ç’rast do të prezantohet thirrja për aplikim për bursa në programet që i ofron ky projekt.

 

Sesioni informues për studentët do të mbahet në amfiteatrin e bibliotekës së UP-së, andaj ftohen studentët e interesuar që të marrin pjesë për të parë mundësitë që ofrohen nga Erasmus +.

 

Emusmus + është programi arsimor i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës. Erasmus + bashkon në një ombrellë shtatë programet arsimore të BE-së, duke lehtësuar orientimin e përfituesve dhe rregullat e aplikimit.