NJOFTIM: Sot për pjesëmarrësit e Javës Ndërkombëtare të Ndërmarrësisë, në UBT mbahet diskutim i hapur për rolin e Open Data dhe Big Data

14/11/2018

Sot, më 14 nëntor 2018, më fillim nga ora 17:30, në ditën e dytë të Javës Ndërkombëtarë të Ndërmarrësisë, në UBT do të mbahet diskutim i hapur lidhur me rolin e Open Data dhe Big Data në ndërmarresi, për rëndësinë e Big Data për bizneset dhe zhvillimin ekonomik, do të diskutohet për rëndësinë e Open Data për zhvillimin ekonomik dhe social – rasti i ODK-së, teksa do të bëhet edhe lansimi i Platformës Interaktive të UBT Stats.

 

Për pjesëmarrësit dhe studentët e interesuar, pjesëtarë të panelit do të jenë prof. dr. Edmond Hajrizi, themelues dhe president i UBT-së, mr. Nehat Dobratiqi nga UBT STATS Platforma Interaktive, ms. Dafina Olluri – Open Data Kosovo, mr. Mentor Geci nga UBT Stats.

 

Po ashtu, gjatë diskutimit pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndajnë edhe përvojat e tyre në fushat profesionale përkatëse.