NJOFTIM: Sot, gazetari Alban Dudushi do të ligjërojë për studentët e UBT-së

11/12/2017

 

Sot, ditë e hënë, gazetari dhe moderatori i njohur i televizionit “Top Channel”, Alban Dudushi, do ta vizitojë UBT-në.

 

Me këtë rast, ai do të mbajë një ligjëratë tematike dhe do ta ketë një diskutim në formë punëtorie me studentët e UBT-së, gjatë të cilës do të bashkëbisedojë për rrugën për t’u bërë gazetarë profesionistë.

 

Ligjërata në fjalë do të mbahet në objektin e UBT-së, në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.