NJOFTIM: Sot, do të mbahet video-konferenca për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë

28/04/2020

Me rastrin e Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore) do të mbajnë video-konferencën me temë: “Siguria dhe Shëndeti në Punë  në kohë pandemie”.

 

Video konferenca do të mbahet sot, më 28 prill 2020, me fillim nga ora 17:30,  dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në faqet zyrtare në platformat Facebook, Instagram dhe Youtube, në televizionin “UBT” dhe në Radio “CAMPUS”.

 

Pjesë e kësaj konference online do të jenë përfaqësues të Inspektoratit të Punës, ekspertë dhe profesorë të fushës në fjalë, ku virtualisht do të diskutojnë gjerësisht për sigurinë dhe shëndetin në punë.