NJOFTIM: Sot, do të mbahet video-konferenca për shëndetin publik oral dhe COVID-19

08/05/2020

 

Sot, më 08 maj 2020, me fillim nga ora 17:30, do të mbahet video -konferenca me temë: “Shëndeti publik oral dhe COVID-19”.

 

Konferenca online është mbështetur nga Media Group i UBT-së, teksa do të transmetohet drejtpërdrejtë në Televizionin “UBT”, “Radio Campus 100.7 FM”, si dhe në faqet zyrtare në platformat Facebook, Instagram dhe Youtube.

 

Pjesë e kësaj konference online do të jenë doktor  dhe profesorë të fushës në fjalë, ku virtualisht do të diskutojnë gjerësisht për shwndetin public oral dhe COVID-19.