NJOFTIM: Sot, do të mbahet video-konferenca për nder të Ditës Ndërkombëtare të Drogave

26/06/2020

 

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Luftës ndaj Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave, UBT do të mbajë video-konferencë në të cilën do të diskutohet lidhur me ndërgjegjësimin e njerëzve për substancat psikoaktive.

 

Konferenca online do të mbahet më 26 qershor 2020, me fillim nga ora 17:00,  teksa do të transmetohet drejtpërdrejtë në Televizionin “UBT”, “Radio Campus 100.7 FM”, si dhe në faqet zyrtare në platformat Facebook, Instagram dhe Youtube.

 

Pjesë e kësaj konference online do të jetë rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, psikiatrja Valdete Serrqi, psikologia Violeta Zefi, përfaqësueset e OJQ-së “Labyrinth”, njëherësh psikologe klinike, Kaltrina Skoro dhe Vigan Blaka.