NJOFTIM: Sot, do të mbahet video-konferenca për aktivitetin fizik në kohën e koronavirusit Covid-19

05/04/2020

Sot, e diele, më 5 prill 2020, me fillim nga ora 17:30, do të mbahet video-konferenca me temë: “Aktiviteti fizik në kohën e koronavirusit COVID-19”.

 

Në këtë konferencë online do të diskutohet gjerësisht për rëndësinë e aktiviteteve fizike në kohën e pandemisë me të cilën është prekur edhe Kosova.

 

Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejtë në faqet zyrtare në platformat Facebook, Instagram dhe Youtube, respektivisht në televizionin “UBT” dhe në Radio “CAMPUS”.

 

Pjesë e kësaj video-konference do të jetë edhe rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, teksa profesori Abedin Bahtihu do të flasë për pasojat e mosaktivitetit fizik, profesori Masar Gjoka do të flas për aktivitetin fizik dhe shëndetin, profesori Nagip Lenjanji konkretisht do të diskutojë për aktivitetin fizik tek të moshuarit, ndërkaq profesori Enver Tahiraj do të jepë rekomandime për sportistët për mungesën e stërvitjeve të rregullta.