NJOFTIM: Sot, do të mbahet video-konferenca “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në ekonominë e Kosovës

06/04/2020

Sot, më 6 prill, me fillim nga ora 17:30, do të mbahet video -konferenca me temë: “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në ekonominë e Kosovës”.

 

Video-konferenca do të mbahet sot dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në faqet zyrtare në platformat Facebook, Instagram dhe Youtube, në televizionin “UBT” dhe në Radio “CAMPUS”.

 

Gjatë video-konferencës, ekonomistë e studiues, do të diskutojnë  hapur për disa nga çështjet më të rëndësishme me të cilat ballafaqohet  Kosova tash në kohën e pandemisë COVID-19.

 

Pjesë e këtij diskutimi do të jenë rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi,  njohës të zhvillimeve ekonomike në vend, prof. Ardian Uka, prof.Mentor Geci, prof. Hashim Rexhepi, prof. Artan Mustafa, prof. Merita Gjushinca, prof. Nazmi Zeqiri.