NJOFTIM: Sot, do të mbahet video-konferenca me temë: “Perspektiva e Ballkanit Perëndimor  në kontekst të sfidave në rritje në Bashkimin Evropian”

09/05/2020

Për nder të Ditës së Evropës, UBT do të mbajnë video-konferencën me temë: “Perspektiva e Ballkanit Perëndimor  në kontekst të sfidave në rritje në Bashkimin Evropian”.

 

Video konferenca do të mbahet sot, më 09 maj 2020, me fillim nga ora 18:00,  dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në faqet zyrtare në platformat Facebook, Instagram dhe Youtube, në televizionin “UBT” dhe në Radio “CAMPUS”.

 

Pjesë e kësaj konference online do të jenë ekspertë dhe profesorë të fushës në fjalë, ku virtualisht do të flasin për perspektivat e Ballkanit Perëndimor  në kontekst të sfidave në rritje në Bashkimin Evropian.