NJOFTIM: Sot, do të mbahet video-konferenca rajonale me temë; “Pandemia dhe Ballkani: Si u ballafaquan shqiptarët me COVID-19”

18/05/2020

Nën organizimin e UBT-së, sot do të mbahet video –konferenca rajonale (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi) me temë: “Pandemia dhe Ballkani: Si u ballafaquan shqiptarët me COVID-19”.

 

Në këtë konferencë do të marrin pjesë: kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zëvendës kryeministëri i Qeverisë për Çështjet Evropiane në Maqedonin e Veriut, Bujar Osmani, kryetar i Tuzit Nik Gjeloshaj dhe ish- zëvendës kryeministri i Kosovës dhe profesor  në UBT, Enver Hoxhaj.

 

Kjo konferencë online do të mbahet sot, më 18 maj, me fillim nga ora 17:30, dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në Televizionin “UBT”, “Radio Campus 100.7 FM”, si dhe në faqet zyrtare në platformat Facebook, Instagram dhe Youtube.